Mourinho befason të gjithë me deklaratën e tij

Mourinho befason të gjithë me deklaratën e tij

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka konfirmuar se ai do t’i pushojë lojtarët në Premier Ligë për të qenë të gatshëm për Europa League.

Trajneri portugez dëshiron që ‘djajtë e kuq’ t’i bashkohen Ajaxit, Bayernit dhe Juventusit si tri skuadrat e vetme që kanë fituar tri kupat e mëdha evropiane, Kupën e Botës për Klube, Europa Leaguen dhe Kupën Interkontinentale.

“Unë nuk mendoj se është ndonjë e arritur e madhe. Unë e di se është e vetmja garë kjo të cilën nuk e ka fituar United dhe që do të ishte mirë që ta fitojmë”.

“Natyrisht se gjithçka varet nga rezultati dhe varet në mënyrën se si ne analizojmë situatën pas ndeshjes, por nëse ne duhet të pushojmë lojtarët fundjavën e ardhshme, atëherë këtë edhe do ta bëj”, përfundoi Mourinho. /Periskopi/

Shpërndaje në: