Stërvitja e jashtëzakonshme e Anthony Joshuas për reflekse dhe shpejtësi (Video)
Anthony Joshua ka arritur ta fitojë zemrën e shumë adhuruesve të boksit pas ndeshjes së tij me Wladimir Klitchskon, ku edhe u shpall kampioni i ri në boksin profesionist për pesha të rënda.
Por, padyshim se të gjithë këta adhurues të boksit janë kureshtarë të dinë se si ia bën 27 vjeçari, kampion i tre titujve (IBO, IBF dhe WBA), të bëhet një nga boksierët më të mirë në historinë e boksit.
E përgjigja për këtë mund të jetë ushqimi i shëndetshëm – i cili 27 vjeçarit i kushton rreth 240 euro në javë – dhe ushtrimet rigoroze, përcjell Telegrafi.
Së fundmi, në disa rrjete sociale është publikuar një video ku shihet kampioni i ri teksa i ushtron reflekset me një top tenisi – ushtrim simpatik por tejet efektiv në përforcimin e reflekseve, gjë e cila i duhet Joshuas për t’i shmangur grushtet e kundërshtarëve.



