Man Utd fiton por Mourinho nuk është i kënaqur, ja pse (Foto)
Manchester United ka bërë një hap drejt finales së Europa Ligës, pas fitores ndaj Celta Vigos si mysafir 0 me 1.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Old Trafford dhe ky gol i shënuar si mysafir do t’ia lehtësoj punën shumë skuadrës së Mourinhos.
Golin e shënoi sulmuesi anglez Marcus Rashford.
“Jam shumë i lumtur me përformancën por jo edhe me rezultatin. Ne patëm raste të mjaftueshme për ta mbyllur rezultatin”, tha Mourinho.
Mourinho ka folur edhe për paraqitjen e Rashfordit.
“Ai është një 19-të vjeçar që është i dashuruar në futboll. Një fëmijë që qëndron një orë e gjsmë pas stërvitjës për t’i ushtruar gjuajtjet e lira”, përfundoi Jose. /Periskopi/





