3 kandidatët për ‘Topin e Artë’, nuk do ta besoni kush mungon

3 kandidatët për ‘Topin e Artë’, nuk do ta besoni kush mungon

Është ende herët të flasim për “Topin e Artë” por e përditshmja spanjolle “Marca” ka publikuar tre kandidatët e mundshëm për këtë çmim prestigjioz.

Pa dyshim edhe këtë vit do të jetë dyshja Messi-Ronaldo, ndërsa vendi i tretë pritet të plotësohet nga portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon i cili po kalon një periudhë fantastike.

Befasi është mungesa e dy ‘yjeve’, Neymar dhe Antoine Griezmann të cilët me ekipet e tyre respektive nuk arritën të vazhdonin rrugëtimin e tyre në Champions League, transmeton SYRI.net.

Messi vazhdon të impresionojë me formën e tij, por me shumë mundësi do të jetë një sezon i dështuar në aspektin e trofeve të fituar, pasi Barcelona u eliminua nga Champions League dhe është shumë pranë dështimit në La Liga.

E kundërta ndodh me Ronaldon i cili shihet si kandidati më i mundshëm për të triumfuar sërish në këtë event madhështor pasi po e udhëheq Realin drejt dy titujve të rëndësishëm.

Gjithashtu kësaj liste i është shtuar edhe Buffon i cili ende është në garë për tripletën me Juventusin.

 

Shpërndaje në: