Alli vlen më shumë se Pogba
Harry Redknapp mendon se Dele Alli është një lojtar më i mirë se Paul Pogba dhe vlen më shumë se francezi.
“Sa është vlera e Dele Allit tani? 90 milionë funte? Ndoshta më shumë? Paul Pogba kushtoi aq shumë, ndërsa Alli është një lojtar më i mirë”, ka thënë trajneri i njohur anglez.
Ndryshe, për Allin është folur shumë në Angli dhe Evropës, ndërsa një transferim i tij do të ndodhte vetëm nëse paguhet shifra mbi 100 milionë euro.



