A do t’i kujtohet Tunës kjo fotografi nga e kaluara? (Foto)
Para pak ditësh ajo mori epitetin dhe një rol shumë të veçantë që mund ta gëzojë një femër në jetë, të qenurit nënë, shkruan revista Kosovarja.
Përveç gëzimit që ndjente ajo për të voglin e saj, u gëzua edhe familja Berisha, me që foshnja ishte djalë, pas 3 vajzave të vëllezërve.
Tuna është ndër këngëtaret më të pashme në skenë, ndërkaq nuk i ka munguar as revistës sonë në numrat e disa viteve më parë.
Natyrisht se që nga ajo kohë ka shumë ndryshime në pamjen e saj, mirëpo gjithmonë është veçuar për linjat perfekte, të cilat nuk i kanë munguar as në fillim të karrierës.
Me një stil ndryshe, sigurisht se do të ndjehet shumë nostalgjike kur ta sheh këtë imazh nga e kaluara…




