Kris Jenner nxjerrë urdhër-ndalesë për ish-rojen e saj

Kris Jenner nxjerrë urdhër-ndalesë për ish-rojen e saj

Kris Jenner ka nxjerrë një urdhër ndalimi nga gjykata për njërin nga ish rojat e saj, pasi ky i fundit kishte tentuar të kontaktonte me të tre herë tek shtëpia e saj.

Avokati i Kris, Shawn Holley, ka paraqitur kërkesën për urdhër ndalim më 1 maj, pasi roja, Joshua Jacobs, kishte përplasur makinën e tij në lagjen ku banon Kris dhe ishte futur në pronën e saj duke e kërkuar në orën 01:00.

Kjo kërkesë është miratuar dhe Jacobs është urdhëruar të mos e kontaktoj Kris Jenner si dhe duhet të qëndroj 100 metra larg saj.

 

Shpërndaje në: