Njihuni me shqiptaren që është kampione në fitness (Foto)

Njihuni me shqiptaren që është kampione në fitness (Foto)

“Bodybuilding” cilësohet si një sport që aplikohet kryesisht nga meshkujt, por kjo nuk e ka ndaluar shqiptaren nga Kosova Geta Beqa që t’i përkushtohet shumë këtij sporti, madje që të zërë dhe vendin e parë në garat e mbajtura në Spanjë.

Njihet si njëra ndër femrat me trupin dhe linjat më perfekte në mbarë Kosovën. Në garat e mbajtura të IFBB 2017 në Katalunia, Beqa ka fituar vendin e parë.

Sportistja nga Kosova me anë të një postimi në “Instagram” shkruan se ka zënë vendin e parë, teksa ka falënderuar të gjithë që i ndihmuan.

“Vendi i parë në Wellnes Fitness IFBB 2017. Kam shumë emocione, ju falënderoj shumë që më uruat edhe më ndihmuat të ia dalë”, ka shkruar Beqa.

 

Shpërndaje në: