Maldini tregon nëse do të kthehet tek Milan

Maldini tregon nëse do të kthehet tek Milan

Paolo Maldini ka thënë se nuk do t’i bashkohet në asnjë mënyrë këtij bordi të Milanit. 

Legjenda e rossonerëve ka refuzuar të bashkohet me Milanin që është blerë nga Yonghong Li.

“A mund të bashkohem me Milanin e ri? Absolutisht jo”, ka thënë fillimisht Maldini.

“E kam marrë këtë vendim muaj më parë dhe mendoj që është i duhuri dhe i menduari. Kam folur me ta në tetor, i fundit ishte muajin e shkuar, por dyshimet mbeten”.

“Natyrisht unë gjithmonë do ta dua këtë skuadër, por ndjej pikëllim për epokën e Berlusconit, që solli shumë emocione te fansat dhe lojtarët”.

“Shpresoj që Milani të arrijë në nivele të larta”, ka thënë Maldini.

Shpërndaje në: