Ajeti të largohet nga Torino?

Ajeti të largohet nga Torino?

Arlind Ajeti po luan ditët e tij të fundit tek skuadra aktuale Torino.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e mbrojtësit shqiptar është larg ‘Demave’.

Ajeti nuk ka arritur ta bind trajnerin e Torinos me paraqitjet e tij dhe kësisoj pritet largimi i tij.

Por ende nuk është raportuar për skuadrat e interesuara për mbrojtësin e talentuar shqiptar.

23-vjeçari ka luajtur vetëm katër ndeshje këtë edicion në Serie A me fanellën e Torinos.

Përpos ndeshjeve në Serie A, Ajeti ka zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Kupës së Italisë.

Ai ka kontratë me Torinon deri më 30 qershor të vitit 2019.

Shpërndaje në: