Baby Gee: Historia e emrit, lidhja me Getinjon dhe fama ndërkombëtare
Gordana Kingji, ose e njohur ndryshe si Baby Gee, është shqiptarja e vetme që ka arritur të tërheqë vëmendjen e reperit me famë botërore, Chris Brown, i cili i ka bërë follow në ‘Instagram’.
Ajo ka treguar se ka qenë bashkëpunimi i parë me Getinjon me këngën ‘Monster’ i cili i solli famën e dëshiruar.
Edhe pse 19 vjeçe ajo është tepër e suksesshme dhe ka akoma projekte të tjera për të lançuar deri në fund të vitit.
E pyetur për kuptimin e pseudonimit Baby Gee, bukuroshja është shprehur se ka qenë shoqëria ajo që e ka thirrur gjithmonë kështu sepse ishte mjaft e gjallë dhe aktive.
Gjithashtu pyetjes se a është e dashuruar ajo i është përgjigjur se nuk është e lidhur, duke lënë hapësira për të menduar se kēngëtarja është e dashuruar.



