Besart Berisha shënon në finalen e Kupës, por nuk mjafton (Video)

Besart Berisha shënon në finalen e Kupës, por nuk mjafton (Video)

Besart Berisha vijon të gjejë rrugën e rrjetës për Melburnin, teksa ka shënuar edhe në finalen e Kupës së Australisë. Sulmuesi nga Kosova shënoi një super gol në sfidën që u mbyll me shifrat 1-1, por Melburn Victory u mposht nga Sidney nga ruleta e penalltive me rezultatin 4-2.

Berisha shënoi një gol mjaft të bukur pas një inkursioni personal në minutën e 20-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, përcjell Albeu.

Kjo është hera e katërt që Berisha shënon në një ndeshje finale, teksa më parë i ka fituar finalet kur ka shënuar.

https://youtu.be/5iVpBe7iOzA

Shpërndaje në: