Reali befason Barçën dhe transferon “Neymarin e ri”

Reali befason Barçën dhe transferon “Neymarin e ri”

Real Madrid ka fituar garën me Barcelonën për të transferuar “Neymarin e ri”. Ai është vetëm 17-vjeçari, Vinicius Junior dhe luan me skuadrën e Flamengo.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ka mundur konkurrencën e Barcelonës, duke paguar 45 milionë euro për futbollistin brazilian, i cili është shumë i shpejt dhe teknik si ylli i Barcelonës.

Vinicius Junior ka luajtur me kombëtaret U-15 dhe U-17 të Brazilit, ku ka realizuar 25 gola në 28 ndeshje.

Shpërndaje në: