Interi mposhtet edhe nga Genoa (Video)
Genoa ka fituar ndaj Interit me rezultat 1-0 në Serie A.
Vendasit dhanë më shumë në këtë takim, posaçërisht në pjesën e dytë dhe kjo iu shpërblye në fund.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Goran Pandev në minutën e 70-të.
Por, meritor për këtë fitore ishte edhe portieri Eugenio Lamanna, i cili ia mbrojti penalltinë Antonio Candrevas në minutën e 87-të.
Kjo ishte humbja e 13-të e Interit këtë sezon në Serie A dhe zikaltrit renditet në vendin e shtatë me 56-pikë.
Kurse Genoa në vendin e 16 me 33 pikë. Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Sassuolos, kurse Genoa udhëton te Palermo. /Telegrafi/
https://twitter.com/indafc/status/861227689268654080?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpandev-shenon-interit-po-nuk-feston-video%2F



