E rrallë! E humbasin titullin në sekondat e fundit (Foto/Video)

E rrallë! E humbasin titullin në sekondat e fundit (Foto/Video)

Skuadra e Brightonit e ka humbur titullin e ligës së dytë në Angli në sekondat e fundit të ndeshjes.

Brighton, që ishte duke kryesuar tabelën e Championshipit prej një kohe të gjatë, në ndeshjen e fundit, barazoi 1-1 kundër Aston Villas dhe kjo i kushtoi humbjen e titullit.

 

Skuadra e Brigtonit ishte duke fituar deri në minutën e 90-të, me golin e shënuar nga Murray, por në fund Grealish shënoi një gol të bukur për Aston Villën duke baruar rezultatin dhe duke i hequr titullin nga duart skuadrës mike.

Këtë rast e shfrytëzoi mjaft mirë Newcastle që arriti të fitojë 3 me 0 Barnsleyn, duke iu gëzuar titullit “Championship”.

Image

Shpërndaje në: