Kosova përsëri mposhtet nga Estonia
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur edhe ndeshjen e dytë miqësore kundër Estonisë. Ndeshja filloi shumë mirë për kosovarët, duke përfunduar çerekun e parë në epërsi prej shtatë pikësh, 15-22.
Ritëm të njëjtë ruajtën edhe në çerekun e dytë, duke e përmbyllur pjesën e parë me rezultat 26-34 në favor të vetin. Në çerekun e tretë filloi kthimi i Estonisë në lojë, kur në fund të këtij çereku dallimi mes pikëve ishte vetëm dy, 48-50 për Kosovën.
Fundi ishte i dhimbshëm për Kosovën që humbi ndeshjen në dallim prej dhjetë pikëve, 74-64.



