Statistikat e Xhakës në derbi ndaj Unitedit, thjesht dominues në mesfushë (Foto)
Granit Xhaka ka zhvilluar një super-ndeshje në derbin e javës në Ligën Premier ndaj Manchester Unitedit.
Arsenali ka fituar në “Emirates” ndaj “Djajve të Kuq” me rezultat 2-0.
Në këtë takim për 76 minuta luajti edhe mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka, i cili pati paraqitje fantastike.
Xhaka ishte futbollisti që kompletoi më shumë pasime se çdo lojtar tjetër në fushë ndaj Unitedit.



