Publikohen fotografi ku Macron si 15 vjeçar puthë gruan e ardhshme të tij, mësuesen 40 vjeçare
Emmanuel Macron u zgjodh me 65.5 për qind të votave Presidenti i ri i Francës. 39 vjeçari është i martuar me të divorcuarën Brigitte, një trashëgimtare e prodhuesit të çokollatave.
Zonja e parë e Francës tani është një gjyshe e shtatë nipërve, e cila është 25 vjet më e madhe se bashkëshorti i saj.
Marcon është martuar me mësuesen e tij të gjimnazit, së cilës kur ishte vetëm 17 vjeç i kishte thënë se sido që të shkonin punët ai do të martohej me të.
Në 2007 çifti u martua dhe prej asaj kohë ata kanë dalë gjithnjë bashkë duke deklaruar lumturinë dhe harmoninë që kanë së bashku.
Kjo është videoja kur Macron kishte puthur mësuesen e tij, e cila do të bëhej gruaja e tij, në ceremoninë e diplomimit.







