Dua Lipa sot pritet të arrijë në Prishtinë
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot pritet të arrijë në Prishtinë.
Në një njoftim për media, bëhet e ditur se sot, duke filluar nga ora 16:30, ajo do të mbajë konferencë për media, në aeroportin “Adem Jashari”, bashkë me organizatorët e koncertit, transmeton KP.
Në këtë konferencë, pritet të prezantohen detaje rreth përgatitjeve të fundit për koncertin e Dua Lipas në Prishtinë, që do të mbahet më 9 gusht në parkun e Gërmisë.



