Bazaj tallet keq me Lladrovcin: Me like po ia ftofë edhe Linda Morinës (Video)
Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Drenasit, të mbajtur më 3 maj, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ka polemizuar me ish-kandidatin për kryetar, Naim Bazajn.
Bazaj i quan ‘hajgare’ mbledhjet e tilla, gjersa kërkonte më shumë seriozitet nga kryetari Lladrovci, shkruan Periskopi.
Në një moment, Bazaj dëgjohet duke i thënë Lladrovcit se ‘me like je t’u ia ftofë Linda Morinës”.
Madje, Bazaj i cili voton kundër një pike që po diskutohej në mbledhje, kërkon nga Lladrovci që të mos i përzihet në punët e tij.
Ai shkon aq larg, sa që kërkon nga drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, që të krijojë hapësirë fizike mes tij dhe Lladrovcit, të paktën një metër.
Të gjithë në mbledhje filluan të qeshin, madje pati edhe duartrokitje. /Periskopi
https://www.facebook.com/Vehbi.G.BERISHA/videos/1367626719991226/



