Vidal: Rregullat janë ndryshe për Messin
Arturo Vidal ka thënë se është mirë për Argjentinën që e ka Lionel Messin por tha se rregullat janë ndryshe kur vjen puna tek argjentinasi.
Lionel Messi ishte dënuar me katër ndeshje moslojë pasi që “e kishte fyer” referin asistent gjatë fitores 1:0 ndaj Kilit, por pas apelit të tij, dënimi iu kishte fshirë, ndonëse ai nuk kishte luajtur vetëm në një ndeshje, përkatësisht në humbjen 2:0 nga Bolivia.
Komiteti i FIFA-s përfundoi se nuk kishte prova të mjaftueshme se kishte ndodhur një shkelje e tillë.
Ndërkaq, kiliani Arturo Vidal , shprehu pakënaqësinë e tij ndonëse e konsideroi këtë një gjë të mirë.
“Është mirë për Argjentinën, për Messin dhe për futbollin. Është gjithmonë mirë ta shohësh Messin duke luajtur për kombëtaren sepse ai gjithmonë jep gjithçka, shumë mirë për të, por do të doja që rregullat të ishin të njëjta për secilin”, tha Vidal.



