Xhaka godet kritikët: Nuk ma ndryshoni stilin e lojës!
Edhe pse është ndëshkuar 11 herë këtë sezon, duke u përjashtuar dy herë me të kuq, Granit Xhaka ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës.
Mesfushori që shkëlqeu në fitoren 2:0 të Arsenalit ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës së 36-të të Premierligës, mendon se rekordi negativ i tij me karton është përmirësuar që nga përjashtimi i tij i fundit.
“Në futboll gjithmonë kritikoheni nëse përjashtoheni me të kuq”, deklaroi Xhaka, përcjell lajmi.net.
“Është stili im i lojës dhe askush nuk mund të më bëjë që ta ndryshoj këtë, edhe nëse marr një tjetër karton të kuq”, shtoi ai.
“Mendoj se kur ndëshkoheni ju bëheni më të mençur, dhe unë nga kartoni i fundit jam përmirësuar”.
Për Xhakën ky është sezoni i parë në fanellën e Arsenalit, pas transferimit verën e kaluar nga Borussia Monchengladbach.



