Dele Alli relaks në Ibiza me të dashurën pas humbjes së Tottenhamit
Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli ka shijuar ditën e lirë pas humbjes së ekipit të tij për të pushuar në Ibiza. Ylli i njohur anglez ishte nën shoqërinë e bukuroshes Ruby Mae në Spanjë.

Gjithçka ka ndodhur në fundjavë, teksa kujtojmë se “Spursat” humbën të premten ndaj West Ham-it duke humbur mundësinë për të vijuar luftën për venin e parë me Chelsea-n, raporton Albeu.
Dele Alli ka kaluar një sezon fantastik duke u shpallur futbollisti i ri më i mirë në Premier League. Sigurisht periudha e relaksit sapo ka filluar për të, pasi e pret një verë e gjatë e mbushur me argëtim nën shoqërinë e 22-vjeçares, e cila prej disa kohësh është ne jetën e tij.






