​Cavs janë finalisti i parë në Lindje

​Cavs janë finalisti i parë në Lindje

Cleveland Cavaliers vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në playoff.

Kampionët në fuqi siguruan finalen e Konferencës së Lindjes në NBA pasi mposhtën 109:102

Toronto Raptors falë një LeBron James në formë fantastike.‘Mbreti’ James realizoi 35 pikë, 6 asistime dhe 9 kërcime.

Kyrie Irving shtoi 27 pikë të tjera për Cavs, ndërsa për Raptors spanjolli Serge Ibaka shënoi 23 pikë.

Rezultati final i kësaj serie gjysmëfinale është 4:0 ku u dallua edhe njëherë superioriteti i Clevelandit që triumfoi në dy takime brenda në Air Canada Center.. Kundërshtari i radhës për Cleveland Cavaliers do të jetë fituesi i çiftit Washington Wizards – Boston Celtics.

Pikërisht në këtë seri, rezultati i përgjithshëm është barazuar në 2:2, pas fitores së mbrëmshme të Wizards 121:102. Te kryeqytetasit shkëlqyen Bradley Beal dhe John Wall me nga 29 përkatësisht 27 pikë.

Në 2:2 barazohet edhe seria mes dy skuadrave të Teksasit, Houston Rockets dhe San Antonio Spurs.Raketat arritën të triumfonin pas një paraqitjeje fantastike të James Harden i cili realizoi 28 pikë dhe 12 asistime.

Shpërndaje në: