Degjeneron sherri në Big Brother, Musa i thotë Fiorentinës: ‘Merr një…mbaje në gojë’
Mëngjesi nuk mund të kalonte pa debate në kuzhinë.
Këtë herë Fiorentina u kap edhe me Musën.
Pak më herët, Fiorentina u ankua te Olsi se Dona fle vetëm gjumë dhe nuk e ndihmon atë në kuzhinë, ndërsa kur aty mbërrin Musa, ajo nis të debatojë me të për dy mollë.
Musa shtrydh dy mollë, ndërsa Fiorentina i thotë “se mund t’i kishte prerë dhe t’i kishte ndarë me të tjerët”. Nga këtu nis debati.
Pse flet gjithmonë. Pse e hap gojën dhe flet gjithmonë kot, i thotë Musa Fiorentinës.
Më pas, ajo i afrohet shumë afër Musës duke e provokuar atë, por ai qëndron i qetë.
Unë flas se dua, thotë Fiorentina.
A do një biberon ta mbash si fëmijë, i thotë Musa.
Unë e kam biberonin. E ke bezdi ti?, reagon ajo.
Ndërsa Olsi kërkon të ndalojë diskutimin dhe tërheq nga krahu Fiorentinën duke e larguar nga Musa.



