Babai i Paul Walker: Zoti e mori atë në shtëpi
Babai i aktorit të ndjerë hollivudian, Paul Walker, ka zbuluar që është mbyllur gati tërësisht dhe vazhdon që ta ketë të vështirë ta pranojë vdekjen e pakohë të birit të tij, katër vjet më parë.
Në një intervistë emocionale për Daily Mail, ai shpejgoi se si ka ndryshuar jeta e tij që prej vdekjes së djalit të tij në një aksident me veturë.
“Jam mbyllur pak a shumë, nuk dal edhe aq më sepse vdekja e Paul-it mori shumë nga unë”, tha Ëalker Sr. Në shtëpinë e tij në Los Angeles.
“I kam miqtë e mi të mirë, me të cilët mbaj kontakte, dhe ata kanë qenë shumë përkrahës dhe të mirë ndaj meje. Mënyra më e mirë se si e shikoj këtë gjë, është se Zoti e mori atë në shtëpi. Ky është ngushëllimi më i madh që e gjej”, shtoi ai.




