Po bën xhiron e botës, portieri braktis portën dhe niset të driblojë këdo … (Video)
Në Serie B në Itali ka ndodhur diçka që nuk qëllon shpesh që ta shihni në futboll.
Portieri i Trapanit, Mirko Pigliacelli nisi një kundërsulm të shpejtë duke lënë portën e tij ndaj Frosinones. Ai dribloi kundërshtarët, por fatkeqësisht në fund nuk arriti të gjejë golin, pavarësisht se aksioni ishte shumë i rrezikshëm.
Portieri 23-vjeçar kujtojmë që më parë më parë ka luajtur dhe për disa skuadra si Roma, Sassuolo, Reggina, Frosinone, Pro Vercelli dhe Pescara. /albeu.com/
https://youtu.be/J-dG1jKhEF8



