Barcelona shet Turan? Katalanasit me 3 blerjet e mëdha ‘pushtojë’ Europën

Barcelona shet Turan? Katalanasit me 3 blerjet e mëdha ‘pushtojë’ Europën

Barcelona nxjerr në shitje Arda Turan. Futbollisti turk nuk i ka përmbushur pritshmëritë që kur iu bashkua “blaugranave” dy vite më parë dhe tani drejtuesit e kampionëve në fuqi të Spanjës po planifikojnë blerjen e një futbollisti të një profili të ngjashëm, për të qenë zëvendësues i denjë i Andres Iniestës apo i Neymar.

Në listën e dëshirave të Barcës janë disa emra të një niveli shumë të lartë, që nga Bernardo Silva i Monacos, Víctor Machin Perez i Sevillas, i njohur ndryshe me emrin Vitolo, Reus i Borussias së Dortmundit apo Angel Di Maria i Paris Saint Germmain.

Vitolo ka kontratë më andaluzianët deri në vitin 2020. Është një lojtar i fortë dhe driblues, dhe mund të luajë si në qendër të mesfushës ashtu edhe nga krahët. Marco Reus mbetet një dëshirë e vjetër e katalanasve, madje Josep Bartomeu bëri gjithcka në pranverë të 2015 për ta transferuar në “Camp Nou” para zgjedhjeve presidenciale.

27-vjecari gjerman ka rinovuar me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2019  dhe për Barcën do të jetë më e vështirë për ta shkëputur nga verdhezinjtë, pasi është hequr edhe klauzola e largimit në kontratën e re. Objektiv tjetër tepër cilësor i presidencës së Barcelonës është Angel Di Maria.

Argjentinasi u kërkua edhe në 2015-ën, kur luante me Manchester United,  por Reali i Madridit i kishtë vënë një klauzolë në kontratë në  momentin e shitjes te Djajtë e Kuq, që nuk e lejonte të transferohej të rivalët e përbetuar. Marrëdhëniet e tij të shkëlqyera mes Messin dhe Mascheranon, mund ta bindin që të veshë fanellën Blaugrana.

Shpërndaje në: