Coutinho paraqitet me fanellën e skuadrës së re (Foto)
Philippe Coutinho ka pranuar që të transferohet në Barcelonë.
Ylli i Liverpoolit do t’i thotë lamtumirë skuadrës nga “Anfield”, për t’iu bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të verës.
Sipas gazetës “Sport”, marrëveshja mes futbollistit dhe drejtuesve katalunas tashmë është arritur.
Barca nuk ka arritur ende akordin final me Liverpoolin, por që besohet se s’do të jetë i vështirë, pasi që Cou dëshiron të largohet.




