Eliminohen dy favorite në kategorinë e Majlindës

Eliminohen dy favorite në kategorinë e Majlindës

Rumunja Andreea Chitu dhe braziliania Erika Miranda, të konsideruara si ndër favoritet për të triumfuar në kategorinë deri 52kg në xhudo, janë eliminuar në fazën çerekfinale.

Chitu u mposht nga italiania Odette Giuffrida që është e 11 në botë aktualisht, ndërsa Miranda u mposht nga Ma Yingnan, kinezja që rankohet si e nënta.

Tani në gjysmëfinale Majlinda do të përballet me Misato Nakamuran që zë pozitën e tretë, ndërsa Giuffrida dhe Yingcan përbëjnë gjysmëfinalen tjetër.

Shpërndaje në: