Wenger befason me deklaratën e tij për yllin që vetë e bleu

Wenger befason me deklaratën e tij për yllin që vetë e bleu

Arsene Wenger tha se Lucas Perez mund të largohet nga Arsenali pasi ai nuk mund ti premtojë sulmuesit aktivizim të rregullt.

Perez u transferua në “Emirates” nga Deportivo La Coruna në gusht, por ka realizuar vetëm 11 paraqitje në Premier League këtë sezon – vetëm dy prej tyre kanë qenë nga minuta e parë.

“Nëse unë jam trajneri do të dëshiroja ta mbaj, por duhet të ulemi dhe të shohim nëse ai ka shanse reale për të luajtur,” tha tekniku i Arsenalit në konferencë për shtyp para ndeshjes me Southamptonin të mërkurën.

 

“Ai është top sulmues por nuk mund t’ia jap ndeshjet që ai dëshiron dhe meriton, e pranoj këtë.

“Ndjej keqardhje për të.”

Shpërndaje në: