Aktorja hollivudiane u arrestua, pasi e sulmoi të dashurin me acid
Aktorja Estella Warren është arrestuar pasi që i dashuri e paraqiti në polici për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij.
38-vjeçarja dhe i dashuri i saj janë grindur në banesën e tyre në Kaliforni, ndërsa Estella me këtë rast e kishte sulmuar të dashurin me një substancë acidike.
Ajo më pas është arrestuar dhe akuzuar për dhunë në familje, por shumë shpejt u lëshua nga burgu me garanci prej 20.000 dollarësh.
Ende nuk dihet nëse Estella qëllimisht kishte përdorur acid, ose nëse thjesht kishte kapur gjënë e parë që i kishte zënë dora.
I dashuri i saj nuk ka dashur ndihmën e mjekut dhe besohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Estella Warren u bë e njohur me rolin e saj në “Planet of the Apes”, por edhe në filmin “Driven” me Sylvester Stallone. Ajo ka luajtur edhe seriale televizive, si “Law & Order, Law & Order: Special Victims Unit” dhe “Beauty and the Beast.



