Të gjithë u befasuan kur panë se Messi ka shkëmbyer fanellën me një lojtar të dështuar (Foto)

Të gjithë u befasuan kur panë se Messi ka shkëmbyer fanellën me një lojtar të dështuar (Foto)

Lionel Messi ka postuar në Facebook një fotografi nga koleksioni me fanellat që ka shkëmbyer përgjatë karrierës së tij.

Ai ditë më parë deklaroi se në karrierën e tij, vetëm një futbollisti ia ka kërkuar fanellën, dhe ai është Zinedine Zidane.

Në koleksionin e tij shihen fanella të yjeve të mëdha, përfshirë edhe Iker Casillas dhe Raul Gonzales, që lë të kuptohet se këta të fundit ia kanë kërkuar një gjë të tillë argjentinasit.

Në këtë koleksion mungon rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo.

Por, befasi është portieri Oscar Ustari, që në vitin 2014 iu bashkua Sunderland, për të cilën skuadër nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje, pasi para tij preferohej Vito Mannone.

Shpërndaje në: