Shikojeni atmosferën e zjarrët që e kanë krijuar tifozët e Atleticos para takimit me Realin (Foto)

Shikojeni atmosferën e zjarrët që e kanë krijuar tifozët e Atleticos para takimit me Realin (Foto)

Real Madrid dhe Atletico Madrid nesër do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit të gjsmëfinales në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Reali udhëheqë me tre gola epërsi pas fitores së shënuar në Bernabeu javën e kaluar.

Se kush do t’i bashkangjitet Juventusit në finalen e madhe të Cardifit më 3 qershor mbetet të shihet nesër mbrëma ku pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë e krijuar nga tifozët vendas.

Tifozët e ‘Los Colchoneros’ kanë mbeshtetur skuadrën e tyre në stërvitjen e fundit të tyre, ku kanë krijuar një atmosferë impozante.

Këto pamje ishin pas përfundimit të stërvitjes së skuadrës.  /Periskopi/

 

Shpërndaje në: