Falcao: Luftuam shumë për Monacon dhe futbollin francez
Radamel Falcao është deklaruar pas eliminimit të Monacos nga Liga e Kampionëve.
Monaco është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga Juventusi.
Kapiteni i Monacos, Falcao, ka deklaruar se Juventusi e meritoi kalimin në finale, pasi shfrytëzoi mundësitë që kishte.
“Ata luajtën më të vërtetë mirë dhe shfrytëzuan rastet e tyre. Ne nuk ishim mjaftueshëm klinikë dhe patëm mundësitë”, deklaroi Falcao.
“Ne luftuam shumë gjatë gjithë sezonit, për Monacon dhe futbollin francez dhe shpresoj që edicionin tjetër të jemi edhe më të mirë”, ka shtuar ai.



