Kjo foto duket seksi, por nga afër është qesharake
Kelly Osbourne, e bija e yllit të rokut Ozzy Osbourne, e pranoi se ajo kishte “dështuar” në fotografinë e saj që e kishte postuar në Instagram.
Aty ajo shihej me kunatën e saj, Lisa Stelly, duke pozuar në një pishinë.
Ndonëse ato duken tejet bukur në kostume noti, krahu i Kellyt duket si krah i “foshnjes”.
Në të vërtetë, ishte një foshnje që po notonte prapa tyre e që bëri të dukej sikur krahu i Kellyt ishte i vogël sa i një bebeje.




