Të gjitha të dashurat e Bobo Vierit

Të gjitha të dashurat e Bobo Vierit

Ish-futbollisti dhe “Don Zhuani” italian ka rrëfyer atë që i ka ndodhur në raport me partneret që ka patur. Sa shumë në “rrjetat e tij”…

Don Zhuani i futbollistëve rikthehet të flasë… Ish sulmuesi italian, Kristian Vieri ka dhuruar spektakël në emisionin “E poi c’è Cattelan” në televizionin Sky. Drejtuesi i emisionit, Alesandro Katelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.

Loja ishte e tillë “Katelan i tregonte Vierit fshehurazi publikut fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën, dhe ai duhet të pohonte apo mohonte me “po” apo “jo”. Por, sulmuesi i kombëtares italiane ka shkuar më tej. Teksa moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”. Pasi pa një tjetër foto, ai tha “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e uritur”.

Sigurisht, nuk dihet se për kë e kishte fjalën, por të kujtojmë që në albumin e tij, Vieri ka koleksionuar shumë femra bukuroshe dhe seksi…  Megjithatë, në “rrjetat” e Don Zhuanit që nuk plaket kurrë kanë rënë shumë bukuroshe…

Ariadna Romero Aktore kubaneze e natyralizuar italiane, merr pjesë në Baillando con le stelle në 2012. Njihet me Vierin dhe përgënjeshtron lidhjen duke thënë se ishin vetëm miq. Por, fotografohen bashkë

 

Sara Tomazi S’mund të mungonte në listën e Bobos. Madje, ajo shpesh i dërgonte mesazhe hapur se i mungonte shumë ish-sulmuesi

Belen Rodriguez E ka mohuar gjithmonë, por e vërteta është se me Vierin, ka pasur më shumë se miqësi

 

 

Shpërndaje në: