Portieri i Besës uron futbollistin e 89-shit: Një kohë ishe i vogël, tash kampion…
Portieri i Besës së Pejës, Granit Kolshi uron Trepçën ’89 dhe futbollistin Përparim Islami për titullin e fituar në Super Ligën e Kosovës, shkruan IndeksOnline
Ish-portieri i përfaqësueses së Kosovës, ka bërë një shkrim qesharak në rrjete sociale duke uruar shokun e tij, Përparim Islamin.
“Njëfarë kohe të thoshin shumë i vogël e nuk bënë me lu. E tash u bëre i madh e u bëre kampion. Urime Trepça ’89”, ka shkruar ish-portieri i përfaqësueses së Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistit, Islami i cili i thotë se ata e din cilin futbollist e kanë marr tash e cilin e kanë larguar.
“Ata qaq din me vlerësua lojtar që janë metë tash. Kon e kanë marr e kon e kanë lëshuar”, ka shkruar Islami.



