Ja peshku me ”tatuazhe” (Foto)

Ja peshku me ”tatuazhe” (Foto)

Një peshk i madh i mbuluar me tatuazhe është kapur në Filipine. Peshkatarët të cilët kanë fotografuar peshkun kanë publikuar menjëherë fotot në internet të cilat kanë bërë xhiron e botës.

Ajo ka ngjallur mijëra komente nga njerëzit duke u përpjekur për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në foto, peshku dukej sikur kishte tatuazhe mbi trupin e tij.

Një peshkatar 41-vjeçar ka thënë se peshku rreth 2 metra i gjatë nuk kishte asnjë tatuazh, por shenjat mbi të ishin bërë për shkak se ai e kishte mbështjellë atë me një bluzë dhe si pasojë e një reaksioni kimik, boja dukej si e stampuar në kurrizin e peshkut.

Shpërndaje në: