Dua Lipa e quan Shpendin kryeministër
Në mesin e shumë emocioneve që Dua pati gjatë vizitës së Prishtinës pas 4 vitesh, edhe sot në takim me kryetarin Shpend Ahmeti e përcollen ato ku u ngatërrua duke e quajtur atë kryeministër.
Të dy bashkë e kanë shikuar motin për nesër, e meqenëse ka mundësi të ketë reshtje shiu, këngëtaren nuk e pengon një fakt i tillë, pasi sipas saj shiu është bereqet.
Dua Lipa do të performojë nesër në parkun e Gërmisë në Prishtinë, aty ku do të këndojë këngë të padëgjuara deri më tani të cilat do të jetnë pjes e albumit të saj.



