Benzema dhe të tjerët flasin për driblimin e bukur (Video)
Real Madridi humbi në ndeshjen e dytë ndaj Atleticos në Ligën e Kampionve, por kjo nuk i ndaloi ata që të kualifikohen në finale, pasi rezultati nga ndeshja e parë ishte 3-0.
Për këtë foli edhe lojtari, i cili e pranon se nga ai momenti ndryshoi gjithçka: “Driblimi im? Çdo gjë ndryshoi në çastin e kthimit dhe të gjithë u përfshinë në lojë”.

Pastaj edhe mbrojtësi i Atleticos, Jose Gimenez, i cili ishte pjesëmarrës në këtë aksion: “Mendoj se Benzema ishte i aftë të bëjë më mirë se ne, e gjitha kjo pasi ne kishim më shumë besim se që duhej”.

Dhe normalisht që kjo nuk mbeti pa u komentuar edhe nga trajneri Zinedine Zidane: “Nuk kam ide se si ai doli nga aty”.



