Ja si u rrëzua presidenti i Juves në golin e Dani Alves (Video)
Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli ka festuar në një mënyrë spektakolare golin e dytë të shënuar nga Dani Alves ndaj Monacos.
Numri një i bardhezinjve nga festimi dhe nga një pakujdesi e vogël ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkallët e stadiumit.
Pamjet në fakt po bëjnë xhiron e botës, teksa gëzimi ishte mëse legjitim. Fundja ia vlen dhe ndonjë kockë e thyer për të shkuar në finalen e Championsit.



