Arrigo Sacchi thumbon mbrojtjen e Real Madridit

Arrigo Sacchi thumbon mbrojtjen e Real Madridit

Arrigo Sacchio sheh si favorit Juventusin në finalen e madhe të Champions League për këtë sezon, teksa do të ketë përballë Realin më 3 qershor.

I ftuar në “Premium Sport” si çdo mesjavë, ai është shprehur se “Zonja e Vjetër” po ngre lart emrin e Italisë në Europë.

“Juventus është një ekip impresionues, një ndër më të kompletuarat, kanë një uri të jashtëzakonshme, shumë të fort, si tak luftë, dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin”, ka thënë ish-trajneri i madh i Milanit.

Për Sacchin, mbrojtja e Juventusit është shumë e brisht, dhe do të jetë faktori që do të vendosë finalen, raporton Albeu.

“Reali ka një mbrojtje mediokre, nuk kanë shumë kualitet, duke përjashtuar vetëm Sergio Ramos. Danilo ska siguri, ndërkohë që Carvajal vështirë se do të luajë në finale”, u shpreh ai për Premium Sport.

Shpërndaje në: