Hysaj zbulon futbollistin nga i cili frymëzohet: Dua të bëhem si ai!
Elseid Hysaj pak minuta më parë ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka folur për objektivat e tij për sezonin e ardhshëm.
“Jemi përmirësuar shumë. Futemi në fushë për t’u argëtuar dhe për të vendosur në praktikë gjërat që kemi bërë në stërvitje me Sarrin. Po mundohemi të punojmë sa më shumë për t’u përmirësuar në disa detaje. Kemi marrë dy pikë më shumë në fazën e dytë se sa Juve, dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm dhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Hysaj.
Mbrojtësi i kombëtares më pas i është përgjigjur dhe pyetjes se nga cili mbrojtës inspirohet, raporton Albeu.
“Kam ndjekur gjithmonë Zanettin, si futbollist dhe një njeri mjaft profesionist. Shpresoj që të arrij në nivelet e tij. Futbollisti më i vështirë për t’u markuar? Më të mirët janë këta që kemi ne. Nuk ka asnjë më të fortë se ne, po vijojmë që të përmirësohemi. Kush është më i fortë Mertens apo Belotti? Mertens sigurisht”, ka thënë Hysaj.



