Klopp lë me “gisht në gojë” Barçën për Coutinhon
Barcelona e kërkon me çdo kush në skuadër, por mesa duket për të rrëmbyer Phillipe Coutinho se pari duhet të bindin trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Trajneri i njohur i “The Reds” ka reaguar duke theksuar se ekipi i tij nuk ka probleme financiare që të mendojë largimin e tij.
“Nuk kemi në plan të shesim Coutinho-n. Pronarët na kanë siguruar se e kemi opsionin për të mos nxjerrë lojtarët më të rëndësishëm në merkato. Kjo do të thotë se ne mund të bëjmë blerje, pa shitur asnjë prej lojtarëve tanë pa dëshirën tonë”.
Klopp foli për kontratën e re të firmosur nga futbollisti me klubin anglez verën e kaluar duke shtuar se Coutinho do të ishte mirë të kishte një klauzolë për zgjidhjen e saj prej 400 milionë euro.



