Mjekët befasohen nga këmbët e Zlatan Ibrahimoviç. Shiko çfarë kanë zbuluar
Sulmuesi suedez ka tërhequr vëmendjen e mjekëve për shkak të fizikut të shëndetshëm dhe të fortë, pavarësisht moshës.
Ibrahimovic pësoi një lëndim të rëndë në duelin e çerekfinales në Europa Ligë kundër Anderlecht duke lënduar ligamentet e gjurit, por mjekët janë të befasuar me lojtarin e Manchester United.
“Unë kurrë nuk kam parë askënd deri tani që është aq i fortë dhe që ka gjunjët e fortë”, ka thënë mjeku i suedezit.
35-vjeçari nuk do të mund të luaj deri në fillimin e sezonit të ri, por ende nuk dihet saktë e ardhmja e tij, a do të jetë në Angli apo në Amerikë transmeton IndeksOnline.




