Shaqiri përsëri në Serie A

Shaqiri përsëri në Serie A

 

Roma po këmbëngul për transferimin e yllit kosovar, Xherdan Shaqiri, në kryeqytetin italian.

Ka qenë drejtori sportiv i Romës, Monchi që po kërkon një zëvendësim për Mohamed Salah.

Egjiptiani është në prag të largimit pasi është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti anglez Liverpool.

Roma e sheh Shaqirin si zëvendësimin adekuat për egjiptianin dhe janë të gatshëm të dalin me një ofertë zyrtare.

Gjithnjë sipas medieve pranë Romës, “Verdhekuqtë” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro për mesfushorin shqiptar shkruan Telegrafi.

Shaqiri këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje në Ligën Premier, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

Shpërndaje në: