Youtube i dërgon letër BabaStars, ja arsyeja (Foto)

Youtube i dërgon letër BabaStars, ja arsyeja (Foto)

Hip hop labeli Babastars ka arritur një statistikë të rëndësishme në rrjetin social të videove, YouTube.
Babastars ditë më parë arritën numrin e 100 mijë abonimeve në rrjetin social YouTube, një numër ky që nuk kaloi pa një vlerësim.

Në një postim në rrjetin social InstaStory ishte Geti ai që postoi letrën nga YouTube dhe çmimin për këtë të arritur, shkruan Telegrafi.

“100 mijë abonime. Tash janë katër herë më shumë”, ka shkruar Getoar Selimi në rrjetin social InstaStory.

Së fundmi nga Babastars projekti i fundit u lansua nga Cozman me titull “Yamborghini”.

Shpërndaje në: