San Antonio Spurs eleminon Houston Rockets, avanson në finale
San Antonio Spurs e ka eleminuar Houston Rockets me një fitoer spektakolare të realizuar në Toyota Center me rezultat 114-75.
Por, kjo nuk ishte problem që lojtarët tjerë të shfaqen dhe të sigurojnë fitoren perfekte me në krye mjeshtrin Popovich.
Ishte Aldridge ai që realizoi double-double spektakolar prej 34 pikë e 12 kërcimesh, teksa 18 pikë shtoi Jonthan Simmons.
Gjashtë lojtarë të Spurs regjistruan pikë dyshifrore, teksa natë katastrofike kishin yjet e Houstonit.
Harden realizoi vetëm 10 pikë me 2 nga 11 tentime të qëlluara, teksa Anderson mbeti pa pikë. Më i miri ishte Trevor Ariza me 20 pikë të reailzuara.
San Antonio me fitoren e madhe siguroi kualifikimin në finale të playoffit në konferencën perëndimore ku të dielën zhvillohet dueli i parë në Oakland ndaj Golden State Warriors.



