Real Madridi merr lajm të keq para finales me Juventusin
Juventus do të jetë “formalisht” si në shtëpi në finalen e Ligës së kampionëve në Cardiff më 3 qershor.
Kjo do të thotë se Juventus do të zgjedhë të luajë me fanellën e parë, atë bardhezi, e cila automatikisht e bën të pamundur përdorimin e fanellës së bardhë tradicionale nga Reali.
Madrilenët zgjodhën të luajnë me fanellën “vjollcë” dhe jo atë të zezë.




